Rriten infektimet me COVID-19 në Shqipëri dhe RMV
(last modified Sun, 16 Jan 2022 06:08:42 GMT )
Janar 16, 2022 07:08 Europe/Tirane
  • Rriten infektimet me COVID-19 në Shqipëri dhe RMV

Rritet numri i qytetarëve të infektuar me COVID 19 në vendin tonë. Kjo e premte shënoi 7 viktima dhe mbi 2 mijë të infektuar. Apeli nga autoritet shëndetësore vazhdon të jetë i njëjtë, që qytetarët të vaksinohen dhe të izolohen në rast se kanë dyshime se mund të jenë prekur me COVID-19.

Nga ana tjetër duket se Kosova është me qëndrueshme sa i përket situatës së Pandemisë. 585 qytetarë kanë rezultuar mbartës të COVID-it, ndërsa këtë të premte nuk regjistruan asnjë rast vdekjeje. Në rajon duket se Maqedonia e Veriut po kalon të njëjtën situatë si vendi ynë për numrin e infektimeve dhe fataliteteve. 13 persona kanë humbur jetën  dhe mbi 1700 qytetarë në 24 orët e fundit kanë rezultuar pozitivë. Sa i takon vaksinimeve, vendi ynë ka 38% të popullsisë të vaksinuar me të dyja dozat, më pak se Kosova dhe Maqedonia e Veriut. Në Kosovë rezulton e vaksinuar 45%, ndërsa në RMV 37%.

Tags