Një ditë pas vizitës në Shqipëri, Erdogan pret Vuçiç në Ankara
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i121004-një_ditë_pas_vizitës_në_shqipëri_erdogan_pret_vuçiç_në_ankara
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan ka pritur në një vizitë takim në Ankara presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Janar 19, 2022 05:27 Europe/Tirane
  • Një ditë pas vizitës në Shqipëri, Erdogan pret Vuçiç në Ankara

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan ka pritur në një vizitë takim në Ankara presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç.

Presidenti serb tha se ndonëse marrëdhëniet janë shumë të mira, në Beograd ende Turqia shihet me mosbesim. Nga ana tjetër, Erdogan e cilësoi Vuçiç si “mik të dashur” kurse Serbinë e konsideroi si faktor kyç për paqen dhe stabilitetin në rajon. Erdogan tha se synimi është që vëllimi i marrëdhëniet tregtare mes dy vendeve të rrijë në 5 miliardë dollarë. Presidenti turk u shpreh se në Serbi operojnë qindra kompani turke që kanë punësuar 8 mijë persona.“Jemi shumë të lumtur që kompanitë turke po kontribuojnë në zhvillimin e shpejtë të Serbisë. Investimet tona u rritën nga 1 milion dollarë në 250 milionë dollarë”, tha Erdogan. Aktualisht niveli i shkëmbimeve tregtare mes dy vendeve siç deklaroi Vuçiç është në 1.55 miliardë euro. Sipas presidentit serb marrëdhëniet mes dy vendeve janë në momentin më të mirë historik. Një nga çështjet e diskutuar mes tyre ishte kriza në Bosnje Hercegovinë, ku Erdogan tha se duhen bërë bashkë liderët serb, kroat dhe boshnjak. Një nga çështjet e diskutuara mes tyre ishte kriza në Bosnje Hercegovinë, ku Erdogan tha se duhen bërë bashkë liderët serb, kroat dhe boshnjak.