Mbi 2800 të infektuar me COVID në Shqipëri, 6 viktima
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i121008-mbi_2800_të_infektuar_me_covid_në_shqipëri_6_viktima
2.832 qytetarë rezultuan të infektuar me COVID-19 nga 8.746 testime të kryera në 24 orë.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Janar 19, 2022 05:27 Europe/Tirane
  • Mbi 2800 të infektuar me COVID në Shqipëri, 6 viktima

2.832 qytetarë rezultuan të infektuar me COVID-19 nga 8.746 testime të kryera në 24 orë.

6 qytetarë humbën jetën duke e çuar numrin e viktimave që prej fillimit të pandemisë në 3.277.

Betejën me virusin e fituan 1.732 qytetarë. Deri më sot janë regjistruar 211.187 të shëruar. Mbi 22 mijë qytetarë janë me COVID në gjithë vendin, me 130 prej tyre të shtruar në spitale. Në gjendje të rënduar janë 14 qytetarë që po kurohen në spital. Ministria e Shëndetësisë bëri thirrje për vaksinim për çdo qytetar mbi 16 vjeç. “Vaksinimi është i hapur edhe për fëmijët +12 vjeç me probleme të sistemit imunitar, me rekomandim nga mjeku,” – thuhej  në njoftim. Për personat që janë vaksinuar me dozën e dytë para 6 muajve, ministria bën thirrje për dozën e tretë, në mënyrë që të shmangin përhapjen e pandemisë dhe shtrimin në spitale. “Vendosja e maskës është e detyrueshme në çdo ambient të mbyllur. Shmangni grumbullimet dhe ajrosni ambientet ku qëndroni, për të kufizuar përhapjen e COVID-19,” – paralajmëroi ministria e Shëndetësisë.