6 viktima, mbi 2600 të infektuar me COVID-19 në Shqipëri
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i121160-6_viktima_mbi_2600_të_infektuar_me_covid_19_në_shqipëri
Nga 9.485 testime për COVID-19, 2.670 persona rezultuan të infektuar. 6 persona humbën jetën duke e çuar numrin e viktimave që nga fillimi i pandemisë në 3.292.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Janar 22, 2022 04:51 Europe/Tirane
  • 6 viktima, mbi 2600 të infektuar me COVID-19 në Shqipëri

Nga 9.485 testime për COVID-19, 2.670 persona rezultuan të infektuar. 6 persona humbën jetën duke e çuar numrin e viktimave që nga fillimi i pandemisë në 3.292.

Ministria e Shëndetësisë njoftoi për 216.785 të shëruar në total, me 2.151 të shëruar vetëm në 24 orët e fundit. Në gjithë vendin janë 24.105 të infektuar me COVID-19. Në spital janë 134 persona, nga ku 13 janë në gjendje më të rënduar. Ministria e Shëndetësisë bëri thirrje për vaksinim për çdo qytetar mbi 16 vjeç. “Vaksinimi është i hapur edhe për fëmijët +12 vjeç me probleme të sistemit imunitar, me rekomandim nga mjeku,” – thuhej në njoftim. Për personat që janë vaksinuar me dozën e dytë para 6 muajve rekomandohet doza e tretë, në mënyrë që të shmanget përhapja e pandemisë dhe shtrimi në spitale. “Vendosja e maskës është e detyrueshme në çdo ambient të mbyllur. Shmangni grumbullimet dhe ajrosni ambientet ku qëndroni, për të kufizuar përhapjen e COVID-19,” – paralajmëroi ministria e Shëndetësisë.