2 vdekje dhe 2,707 infektime nga COVID-19 në Kosovë
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i121438-2_vdekje_dhe_2_707_infektime_nga_covid_19_në_kosovë
Në Kosovë janë regjistruar dy viktima dhe 2,707 raste të reja me COVID-19, njoftoi Ministria e Shëndetësisë më 25 janar.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Janar 27, 2022 07:48 Europe/Tirane
  • 2 vdekje dhe 2,707 infektime nga COVID-19 në Kosovë

Në Kosovë janë regjistruar dy viktima dhe 2,707 raste të reja me COVID-19, njoftoi Ministria e Shëndetësisë më 25 janar.

Rastet e reja dolën pas testimit të 11,144 mostrave. Nga kjo shifër i bie se 24.29 për qind e të testuarve kanë rezultuar pozitivë për sëmundjen COVID-19. Në njoftimin e Ministrisë bëhet e ditur se janë shëruar edhe 556 pacientë. Në Kosovë, aktualisht janë 21,668 raste aktive me coronavirus.Në 24 orët paraprake, autoritetet shëndetësore kanë administruar edhe 6,492 doza të vaksinës kundër koronavirusit. Deri më tani, të vaksinuar plotësisht, me dy doza të vaksinës janë 802,301 persona. Në Kosovë, të gjithë personat nga mosha 12-vjeçare mund të vaksinohen kundër koronavirusit. Dozën përforcuese dhe atë të tretë mund ta marrin të gjithë personat mbi 18 vjeç që janë imunizuar me dy doza para tre muajsh.