6 viktima, mbi 1500 të infektuar me COVID në Shqipëri
1.549 qytetarë janë infektuar me COVID në Shqipëri. Rezultati doli nga 5.662 testime të bëra në 24 orët e fundit.
6 qytetarë humbën jetën duke e çuar numrin e viktimave prej pandemisë në 3.329. Aktualisht 23.168 qytetarë janë me COVID-19, me 136 prej tyre të shtruar në spitale. 1.794 qytetarë janë shëruar në 24 orët e fundit duke e çuar numrin e të shëruarve që prej fillimit të pandemisë në 227.629. Ministria e Shëndetësisë bëri thirrje për vaksinim për çdo qytetar mbi 16 vjeç. “Vaksinimi është i hapur edhe për fëmijët +12 vjeç me probleme të sistemit imunitar, me rekomandim nga mjeku,” – thuhej në njoftim. Për personat që janë vaksinuar me dozën e dytë para 6 muajve rekomandohet doza e tretë, në mënyrë që të shmanget përhapja e pandemisë dhe shtrimi në spitale. “Vendosja e maskës është e detyrueshme në çdo ambient të mbyllur. Shmangni grumbullimet dhe ajrosni ambientet ku qëndroni, për të kufizuar përhapjen e COVID-19,” – paralajmëroi ministria e Shëndetësisë.