Distria Krasniqi medalje të artë në Grand Prix Almada
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i121624-distria_krasniqi_medalje_të_artë_në_grand_prix_almada
Xhudistja nga Kosova Distria Krasniqi fitoi medaljen e artë në Grand Prix Almada të Portugalisë.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Janar 30, 2022 05:14 Europe/Tirane
  • Distria Krasniqi medalje të artë në Grand Prix Almada

Xhudistja nga Kosova Distria Krasniqi fitoi medaljen e artë në Grand Prix Almada të Portugalisë.

Kampionia olimpike triumfoi me Ippon duke mposhtur kështu në finale kroaten Ana Viktorija Puljiz. Në kuadër të kategorisë deri në 52 kilogramë, Krasniqi në gjysmëfinale e mposhti xhudisten nga Portugalia Joana Diogo, pasi kjo e fundit në raundin e dytë e mposhti xhudisten kosovare Erza Muminoviq. Në çerekfinale mposhti me 3 dënime për Ippon spanjollen, Ariane Toro Soler. Ndërsa në raundin e parë ishte e lirë, xhudistja kosovare në raundin e dytë mposhti me ëazaari dhe tri dënime për Ippon francezen, Leonie Gonzalez.