Rikthehen reshjet e dendura të dëborës, rrugët që kalohen me zinxhirë
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i121790-rikthehen_reshjet_e_dendura_të_dëborës_rrugët_që_kalohen_me_zinxhirë
Dita e parë e muajit shkurt ka nisur me reshje të dendura të dëborës në mbarë vendin. Reshjet kanë nisur në orët e para të mëngjesit dhe trashësia në qytetin e Peshkopisë ka arritur në 10 cm, ndërsa në zonat e thella arrin deri në 30 cm.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Shkurt 02, 2022 04:56 Europe/Tirane
  • Rikthehen reshjet e dendura të dëborës, rrugët që kalohen me zinxhirë

Dita e parë e muajit shkurt ka nisur me reshje të dendura të dëborës në mbarë vendin. Reshjet kanë nisur në orët e para të mëngjesit dhe trashësia në qytetin e Peshkopisë ka arritur në 10 cm, ndërsa në zonat e thella arrin deri në 30 cm.

Rrugët nacionale janë të kalueshme me zinxhirë. Rruga e Arbrit nga Peshkopia deri në Klos kalimi bëhet me zinxhirë, ndërsa baypassi në Qafën e Murrizit është i bllokuar. Në Qarkun Korçe gjatë natës ka pasur reshje dëbore. Në akset nacionale dhe turistike Korçe –Voskopojë nuk ka probleme me qarkullimin. Policia Rrugore apelon drejtuesit të mos qarkullojnë pa goma dimërore dhe të jenë të pajisur me mjetet anti-rrëshqitëse.