7 të vdekur nga COVID-19 brenda 24 orëve
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i121832-7_të_vdekur_nga_covid_19_brenda_24_orëve
Shtatë persona kanë humbur jetën nga COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit në vend, ndërsa janë konfirmuar 1,533 raste të reja me virusin.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Shkurt 03, 2022 08:02 Europe/Tirane
  • 7 të vdekur nga COVID-19 brenda 24 orëve

Shtatë persona kanë humbur jetën nga COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit në vend, ndërsa janë konfirmuar 1,533 raste të reja me virusin.

Infektimet e reja kanë dalë nga 5,404 testime që janë kryer, nga ku kanë rezultuar edhe 2,215 të shëruar. Që prej fillimit të pandemisë në vend janë shënuar 238,655 raste shërimi nga COVID. Aktualisht në Shqipëri janë gjithsej 18,068 persona të infektuar me COVID. 134 janë të shtruar në spital, 19 prej të cilëve ndodhen në gjendje më të rënduar shëndetësore. Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, si edhe të zbatojnë masat kundër COVID. Qytetarët mbi 16 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit. Vaksinimi është i hapur edhe për fëmijët mbi 12 vjeç me probleme të sistemit imunitar, me rekomandim nga mjeku.