Manastirliu: Ende herët për të lehtësuar masat anti-COVID
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i121834-manastirliu_ende_herët_për_të_lehtësuar_masat_anti_covid
Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu thotë se është ‘ende herët për të lëshuar të gjitha masat’ kundër COVID-19.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Shkurt 03, 2022 08:02 Europe/Tirane
  • Manastirliu: Ende herët për të lehtësuar masat anti-COVID

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu thotë se është ‘ende herët për të lëshuar të gjitha masat’ kundër COVID-19.

Znj. Manastirliu duke folur pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave u shprehet se nga situata aktuale epidemiologjike duhet të tregohemi të kujdesshëm. “Masat në Shqipëri janë masa që konsiderohen të intensitetit të ulët dhe mesatar. Situata po vlerësohet në mënyrë dinamike”, deklaroi Manastirliu. Ministrja e Shëndetësisë tha se në vendin tonë mbizotëron variantit Omicron. “Kemi mbi 18 mijë raste aktive të cilat janë në masën 98% me variantin Omicron”, tha Manastirliu. Pritet që Komiteti Teknik të mblidhet për të rivlerësuar afatin 6-mujor të dozës përforcuese dhe uljen e ditëve të izolimit. Deri tani në Shqipëri janë kryer mbi 2.6 milionë vaksinime dhe kanë marrë një ose dy doza 56% e popullsisë mbi 16 vjecc.