Shkupi del në krah të Ukrainës
(last modified Sun, 06 Feb 2022 06:06:11 GMT )
Shkurt 06, 2022 07:06 Europe/Tirane
  • Shkupi del në krah të Ukrainës

Kreyministri i Maqedonisë së Veriut Dimitar Kovaçevski ka dhënë qëndrimin që do të mbajë vendin e tij lidhur me tensionet në rritje mes Rusisë dhe Ukrainës.

Në një intervistë për mediet maqedonase, kreu i qeverisë ka vlerësuar marrëdhëniet e mira me Rusinë, si partneri kryesor tregtar, por gjithsesi reagimi ndaj Moskës lidhur me Ukrainën, do të jetë në unison me vendet anëtare të NATO-së. Dimitar Kovaçevski: Ne mund t’i shikojmë marrëdhëniet tona me Rusinë në aspektin tregtar, si një partner i yni në shkëmbimin e produkteve dhe shërbimeve të caktuara. Por nga ana tjetër, ne jemi vend anëtar i NATO-s. Ne respektojmë plotësisht dispozitat e Marrëveshjes së Uashingtonit dhe si anëtare e NATO-s jemi pjesë e aleancës më të madhe ushtarake të mbrojtjes në botë dhe të gjitha vendimet tona do të jenë në përputhje me ato që ndërmerr NATO" Rusia dhe Maqedonia e Veriut kanë pasur një krizë diplomatike gjatë kohës kur Zoran Zaev qëndronte në krye të qeverisë maqedonase, e cila u shoqërua me masa reciprociteti ‘Non-gratash’ për diplomatët respektivë në Moskë e Shkup. Rusia ka kundërshtuar ndër të tjera anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO. Vlen të theksohet se marrëdhëniet tregtare mes dy vendeve janë të qëndrueshme, ku tregtia me Rusinë zë 1% të këmbimit të përgjithshëm tregtar të Maqedonisë së Veriut.

Tags