Kosova regjistron 373 raste me COVID-19
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i122550-kosova_regjistron_373_raste_me_covid_19
Kosova ka regjistruar dy viktima dhe 373 raste të reja me coronavirus. Rastet e reja dolën pas testimit të 3,139 mostrave, njoftoi Ministria e Shëndetësisë (MSH).
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Shkurt 16, 2022 08:52 Europe/Tirane
  • Kosova regjistron 373 raste me COVID-19

Kosova ka regjistruar dy viktima dhe 373 raste të reja me coronavirus. Rastet e reja dolën pas testimit të 3,139 mostrave, njoftoi Ministria e Shëndetësisë (MSH).

Sipas njoftimit të MSH-së, që i referohet të dhënave të 24 orëve paraprake, po ashtu janë shëruar 1,710 pacientë.

Raste aktive me koronavirus janë 9,461. Sa i përket vaksinimit, në 24 orët paraprake janë administruar 1,427 doza të vaksinës.

Deri më tani, në Kosovë me dy doza të vaksinës janë imunizuar 811,331 persona.

Të drejtë vaksinimi kanë të gjithë personat nga mosha 12-vjeçare. Dozën e tretë dhe atë përforcuese mund ta marrin të gjithë personat që para tre muajsh janë imunizuar me dy dozat e vaksinës kundër coronavirusit.