Osmani e Kurti kërkojnë nga kryeministri grek ndihmë për liberalizimin e vizave
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i122754-osmani_e_kurti_kërkojnë_nga_kryeministri_grek_ndihmë_për_liberalizimin_e_vizave
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti kanë kërkuar përkrahje nga Greqia në procesin e liberalizimit të vizave.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Shkurt 20, 2022 04:23 Europe/Tirane
  • Osmani e Kurti kërkojnë nga kryeministri grek ndihmë për liberalizimin e vizave

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti kanë kërkuar përkrahje nga Greqia në procesin e liberalizimit të vizave.

Në takimin e zhvilluar me kryeministrin grek Kyriakos Mitsotakis, në vigjilje të Konferencës së Sigurisë në Mynih (MSC), ku ishte edhe e pranishme edhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla u theksua se liberalizimi i vizave për Kosovën mbron kredibilitetin e BE-së dhe se ky proces nuk duhet ndërlidhur me procese të tjera. Krerët e shtetit theksuan se Kosova mbetet e palëkundur në orientimin euro-atlantik dhe synimin për anëtarësim në NATO, OKB dhe organizata të tjera ndërkombëtare, bën me dije zyra për shtyp e presidencës.