5 të vdekur dhe 260 raste të reja me COVID
Pesë persona kanë humbur jetën nga COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit në vend, ndërsa janë konfirmuar 260 raste të reja me virusin.
Rastet pozitive me COVID kanë dalë nga 2,016 testime që janë kryer, nga ku janë shënuar edhe 733 të shëruar. Që prej fillimit të pandemisë në vend janë konfirmuar 261,798 raste shërimi nga ky virus. Aktualisht në Shqipëri janë 4,928 qytetarë të infektuar me COVID-19. 88 persona po trajtohen nëpër spitale, 15 prej të cilëve ndodhen në gjendje më të rënduar shëndetësore. Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, si edhe të zbatojnë masat kundër COVID. Qytetarët mbi 16 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit. Vaksinimi është i hapur edhe për fëmijët mbi 12 vjeç me probleme të sistemit imunitar, me rekomandim nga mjeku.