1 viktimë dhe 101 raste të reja me COVID në Kosovë
Shkurt 23, 2022 07:12 Europe/Tirane
Një person ka humbur jetën gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë, ndërsa janë konfirmuar 101 raste të reja me virusin.
Ministria e Shëndetësisë në vend njoftoi edhe për 758 qytetarë të shëruar që janë identifikuar në këtë hark kohor. Që prej fillimit të pandemisë, në Kosovë janë konfirmuar 218,265 raste shërimi nga COVID. Të infektuar me virusin janë aktualisht 3,883 qytetarë të Kosovës. Sipas njoftimit, në 24-orët e fundit janë injektuar 195 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Tags