Përmirësohet situata e COVID, më pak se 4 mijë raste aktive
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i122900-përmirësohet_situata_e_covid_më_pak_se_4_mijë_raste_aktive
Nga 2,387 testime, kanë rezultuar pozitivë me COVID-19, 279 persona ndërsa gjatë 24 orëve të fundit ka pasur 2 humbje jete.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Shkurt 23, 2022 07:12 Europe/Tirane
  • Përmirësohet situata e COVID, më pak se 4 mijë raste aktive

Nga 2,387 testime, kanë rezultuar pozitivë me COVID-19, 279 persona ndërsa gjatë 24 orëve të fundit ka pasur 2 humbje jete.

Aktualisht janë 3,763 pacientë aktivë në të gjithë vendin. Krahasuar me datën 23 janar kur kishte mbi 24 mijë raste aktive, tashmë situata paraqitet pozitive. Në spitalet COVID po marrin trajtim 73 pacientë, nga të cilët 13 janë në gjendje më të rënduar. Që prej fillimit të pandemisë, Shqipëria numëron 3,453 viktima të shkaktuara nga coronavirus.