Shqipëria dënon njohjen e pavarësisë së rajoneve separatiste në Ukrainë
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i122950-shqipëria_dënon_njohjen_e_pavarësisë_së_rajoneve_separatiste_në_ukrainë
Shqipëria ka dënuar njohjen e pavarësisë së dy rajoneve në lindje të Ukrainës, Donetsk dhe Luhansk nga Rusia.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Shkurt 24, 2022 04:37 Europe/Tirane
  • Shqipëria dënon njohjen e pavarësisë së rajoneve separatiste në Ukrainë

Shqipëria ka dënuar njohjen e pavarësisë së dy rajoneve në lindje të Ukrainës, Donetsk dhe Luhansk nga Rusia.

Pak orë pas vendimit të presidentit rus, Vladimir Putin, për Shqipërinë reagoi ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka dhe Presidenti, Ilir Meta. Për Metën “kjo është një shkelje e qartë e ligjit ndërkombëtar, e marrëveshjes së Minskut si dhe cenim i integritetit territorial dhe pavarësisë së Ukrainës”. Ministrja Xhaçka thotë se ky akt “minon integritetin territorial dhe sovranitetin e Ukrainës” duke shtuar se Shqipëria në mbështetje të Ukrainës.