Kurti takohet me komandantin e KFOR-it
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u takua me komandantin e forcave paqeruajtëse të NATO-s në Kosovë (KFOR), Gjeneral Major, Ferenc Kajári.
Sipas një njoftimi, në këtë takim, Kurti e njoftoi komandantin e KFOR-it për mbledhjen e Këshillit të Sigurisë, që u mbajt të mërkurën mbrëma “si dhe konkluzionet nga kjo mbledhje lidhur me bashkëpunimin dhe bashkërendimin sa më të ngushtë me NATO-n, Bashkimin Evropian, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Mbretërinë e Bashkuar”.Qeveria e Kosovës, sipas njoftimit të zyrës së Kurtit, shprehu gatishmërinë që të bashkëpunojë dhe bashkërendojë veprimet me KFOR-in për një mjedis të qetë dhe të sigurt, “në shërbim të paqes, stabilitetit dhe sigurisë për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës”.Në këtë takim morën pjesë ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla dhe ministrin e Mbrojtjes, Armend Mehaj.