Kosova vendos sanksione kundër Rusisë
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i123048-kosova_vendos_sanksione_kundër_rusisë
Qeveria e Kosovës ka miratuar disa sanksione kundër Rusisë, të premten.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Shkurt 26, 2022 05:39 Europe/Tirane
  • Kosova vendos sanksione kundër Rusisë

Qeveria e Kosovës ka miratuar disa sanksione kundër Rusisë, të premten.

Ky vendim vjen në kohën kur Rusia po përparon në territorin ukrainas me sulme vdekjeprurëse. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se Kosova me këtë vendim i është bashkuar Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian në kundërpërgjigjen ndaj sulmit rus në Ukrainë. “Ushtria ruse është ajo e cila me këtë agresion e bëri Evropën të tronditet dhe arkitekturën e sigurisë ndërkombëtare të rimendohet”, u shpreh Kurti. “Kjo Rusi që po shohim sot nuk është e re, por edhe një paralajmërim që ajo nuk synon të jetë e re”, shtoi ai. Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, tha se sulmi rus përbën “një ndër goditjet më të rrezikshme që i është bërë sigurisë evropiane dhe asaj ndërkombëtare në dekadën e fundit”.

Por, cilat janë këto sanksione?

Ministrja Gërvalla njoftoi se sanksionet përfshijnë:

Ngrirje të aseteve bankare, institucioneve financiare dhe individëve

Ndalimi i tyre në tregje financiare

Masa kufizuese që kanë në shënjestër ndërmarrjet e rëndësishme ruse elitat dhe aktorët politikë të përfshirë në marrjen e vendimit për invazionin rus në Ukrainë

Sanksione të forta ndaj Rusisë kanë vendosur SHBA, BE dhe Britania, sanksione të cilat ndikojnë drejtpërsëdrejti në ekonominë e Rusisë.