Përfundon dita e pestë e protestës kundër rritjes së çmimeve
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i123898-përfundon_dita_e_pestë_e_protestës_kundër_rritjes_së_çmimeve
Qytetarët nisën të mblidheshin në sheshin “Skënderbej” të dielën, për të vijuar me ditën e pestë të protestës kundër rritjes së çmimeve.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Mars 14, 2022 07:08 Europe/Tirane
  • Përfundon dita e pestë e protestës kundër rritjes së çmimeve

Qytetarët nisën të mblidheshin në sheshin “Skënderbej” të dielën, për të vijuar me ditën e pestë të protestës kundër rritjes së çmimeve.

Thirrjet e protestuesve kanë qenë të njëjta me ato të fillimit. “Nuk dorëzohemi”, “kërkojmë një jetë me dinjitet, ashtu siç e meritojmë”.Personat që marrin fjalën në shkallaren para kryeministrisë apelojnë për unitet dhe për dalje masive në protesta.“Ju jeni e vetmja shpresë e këtij vendi. Të ndryshëm, por me të njëjtin hall,” – u shprehën ata.Në të gjithë ditët ka pasur qytetarë nga çdo grupmoshë, ndërsa sot protestës i janë bashkangjitur dhe kafshët. Kryeministri Edi Rama deklaroi më herët se protestuesit janë një pakicë që kërkon të bëjë rrëmujë dhe jo populli, ndërsa dje mbledhja e qytetarëve ishte nga të gjitha zonat e Shqipërisë.Një orë para protestës së sotme, Rama doli kundër qytetarëve duke ju rikujtuar se gjendja e krijuar është prej një lufte dhe në situatë lufte, krizat janë të pritshme.Ai sqaroi gjithashtu paketën sociale, për të cilën tha se gjysmë milioni njerëz do marrin për 3 muajt e ardhshëm 30 mijë lekëshin.