Rama ngre akuza: Protestat u shtynë që të mblidhen militantët e rretheve
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i124000-rama_ngre_akuza_protestat_u_shtynë_që_të_mblidhen_militantët_e_rretheve
Kryeministri Edi Rama vazhdimisht ka ironizuar qytetarët që kanë protestuar kundër rritjes së çmimeve.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Mars 16, 2022 07:21 Europe/Tirane
  • Rama ngre akuza: Protestat u shtynë që të mblidhen militantët e rretheve

Kryeministri Edi Rama vazhdimisht ka ironizuar qytetarët që kanë protestuar kundër rritjes së çmimeve.

Sipas tij, ata që mblidhen në shesh janë një pakicë që duan rrëmujë e jo populli. Rama ka theksuar vazhdimisht se protestat e vetme duheshin organizuar kundër luftës në Ukrainë e jo kundër rritjes së çmimeve në këtë periudhë që sipas tij qeveria po bën maksimumin për ti mbajtur të qëndrueshme. Të martën në mbrëmje kryeministri shkroi në Twitter rreth shtyrjes së protestës të shtunën. “Shtyrja e protestave të turpit për të shtunën lidhet me mobilizimin financiar dhe partiak të foltoreve e fallxhoreve për të sjellë militantët nga rrethet, që përpëlitjet e fundit të marrin befas pamjen e një dallge televizive, të cilën vetëm Kremlini mund ta shohë me admirim!” shkroi Rama. Të martën, në ditën e shtatë të protestës u lajmërua se nuk do të ketë më mbledhje të qytetarëve para kryeministrisë deri të shtunën.