Berisha konfirmon kandidimin për kryetar të PD
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i124468-berisha_konfirmon_kandidimin_për_kryetar_të_pd
Ish-kryeministri Sali Berisha gjatë një konferencë për mediat në selinë e Partisë Demokratikë ka ftuar të gjithë demokratët që të bëhen pjesë e bashkimit të partisë.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Mars 27, 2022 07:06 Europe/Tirane
  • Berisha konfirmon kandidimin për kryetar të PD

Ish-kryeministri Sali Berisha gjatë një konferencë për mediat në selinë e Partisë Demokratikë ka ftuar të gjithë demokratët që të bëhen pjesë e bashkimit të partisë.

Ish-kryeministri deklaroi se i ka kërkuar Enkelejd Alibeajt në cilësinë e kreut të Grupit Parlamentar që të mblidhet grupi javën e ardhshme. Ish-kreu i PD pohoi se i ka kërkuar Alibeajt dhe Gazment Bardhit që të japin kontribut në përpjekjet për bashkimin e partisë. Berisha tha se nuk do të ketë asnjë të përjashtuar edhe sikur të ketë kundërshti brenda partisë. Ai u shpreh i gatshëm për të takuar Bashën në kuadër të bashkimit të PD. “Basha dha dorëheqjen, mori përsipër të gjitha pasojat e kursit të zgjodhi. Në fakt, dorëheqja e tij nuk lidhet vetëm me 9 shtatorit, por ka si begraund serialin e humbjeve të njëpasnjëshme. Nuk kam pse t’i them më deputeti Brava, do t’i them deputeti Basha. Po të ishte në zyrë me Enkelejdin apo Bardhin, unë do të shkoja t’i jepja dorën”, tha Berisha. Ish-kryeministri duke iu referuar mesazheve që ka marrë tha se ‘sot është një ditë e mirë për Shqipërinë dhe ditë e keqe për Edi Ramën’. Berisha tha se me kërkesë të disa prej anëtarëve, zgjedhjet për kryetarët e degëve është shtyrë nga 3 deri më 20 prill.