79 të infektuar, asnjë viktimë nga COVID në Shqipëri
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i124662-79_të_infektuar_asnjë_viktimë_nga_covid_në_shqipëri
Nga 1 192 testime në 24 orë, 79 qytetarë rezultuan të infektuar me COVID-19 në Shqipëri.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Mars 30, 2022 20:56 Europe/Tirane
  • 79 të infektuar, asnjë viktimë nga COVID në Shqipëri

Nga 1 192 testime në 24 orë, 79 qytetarë rezultuan të infektuar me COVID-19 në Shqipëri.

Fatmirësisht nuk pati asnjë humbje jete dhe 50 persona u shëruan. Aktualisht janë 463 raste aktive në gjithë vendin. 12 pacientë janë shtruar në spital, nga të cilët 1 është në gjendje më të rënduar. Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve. “Çdo qytetar mbi 12 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar. Vaksinimi është i hapur edhe për fëmijët +12 vjeç me probleme të sistemit imunitar, me rekomandim nga mjeku,” – thuhet në njoftimin e ministrisë.