Rama mohon ndryshimet në qeveri: Nuk ka arsye pse të ketë
Mars 30, 2022 16:26 Europe/Tirane
Kryeministri Edi Rama konfirmoi se nuk do të ketë ndryshime në qeveri, ndryshe nga ç’është përfolur ditët e fundit në media.
I pyetur nga gazetarët pas mbledhjes së kryesisë së PS, kryeministri tha: Nuk ka arsye pse të ketë ndryshime në qeveri. Rama tregoi se në mbledhjen e kryesisë u diskutua lidhur me organizimin e Kongresit të PS, që pritet të mbahet më 9 prill. Ai tha se në kongres do të paraqiten rezultatet e Këshillimit Kombëtar, një proces që siç theksoi do të mbahet çdo vit. “Është një proces i rëndësishëm që do ta bëjmë çdo vit dhe do u tregojmë njerëzve se çfarë ata kanë vendosur, do të bëhet”, tha Rama.
Tags