Serbia shpall gatishmërinë për të ndërmjetësuar mes Rusisë dhe Ukrainës
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i124678-serbia_shpall_gatishmërinë_për_të_ndërmjetësuar_mes_rusisë_dhe_ukrainës
Kryetari i Kuvendit të Serbisë deklaroi gatishmërinë e vendit për të ndërmjetësuar në negociatat ndërmjet Rusisë dhe Ukrainës.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Mars 30, 2022 16:29 Europe/Tirane
  • Serbia shpall gatishmërinë për të ndërmjetësuar mes Rusisë dhe Ukrainës

Kryetari i Kuvendit të Serbisë deklaroi gatishmërinë e vendit për të ndërmjetësuar në negociatat ndërmjet Rusisë dhe Ukrainës.

Kryeparlamentari i Serbisë Ivica Daçiç të mërkurën tha se vendi ishte i gatshëm të ndërmjetësonte në bisedimet midis Rusisë dhe Ukrainës sa herë që Moska dhe Kievi të donin. Rusia ka thënë se synon të zvogëlojë ndjeshëm aktivitetin e saj ushtarak në Ukrainë pas bisedimeve mes delegacioneve ukrainase dhe ruse në Stamboll. Ndërkohë, presidenti ukrainas Volodymyr Zelinsky të martën tha se “ne po marrim mesazhe pozitive nga bisedimet, por këto mesazhe nuk kanë reduktuar shpërthimet dhe bombardimet e Rusisë”. Që nga fillimi i luftës Rusi-Ukrainë (24 shkurt), ka pasur disa raunde bisedimesh midis delegacioneve ruse dhe ukrainase në nivele të ndryshme që nuk kanë çuar në një armëpushim gjithëpërfshirës.