Kuvendi i jep leje SPAK-ut për arrestimin e Bllakos
Kuvendi i ka dhënë leje SPAK-ut për arrestimin e Alqi Bllakos.
Një letër zyrtare informon SPAK se anulimi i mbledhjes së Këshillit të Mandateve për Rregulloren dhe Imunitetin u anulua, pas dorëzimit të mandatit nga Alqi Bllako. Alqi Bllako hoqi dorë nga imuniteti i deputetit të mërkurën, pasi SPAK kërkoi arrestimin e tij. Deputeti socialist Alqi Bllako dhe ish-ministri i Mjedisit Lefter Koka dyshohet se kanë falsifikuar dokumentin për llojin e tokës ku do të ndërtohej inceneratori i Fierit. Ata ia kanë paraqitur qeverisë sikur ndërtesa e inceneratorit do të bëhej në tokë truall. SPAK ka provuar se ajo është ndërtuar në tokë arë, vlera e së cilës është më e lirë. Ky falsifikim i ka sjellë buxhetit të shtetit një dëm prej rreth 140 mijë eurosh.