Në Kosovë, 545 raste aktive me COVID-19
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i125094-në_kosovë_545_raste_aktive_me_covid_19
Aktualisht në vendin tonë janë 545 raste aktive me COVID19, prej tyre më së shumti raste janë në Komunën e Prishtinës.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Prill 06, 2022 08:18 Europe/Tirane
  • Në Kosovë, 545 raste aktive me COVID-19

Aktualisht në vendin tonë janë 545 raste aktive me COVID19, prej tyre më së shumti raste janë në Komunën e Prishtinës.

Sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) 158 raste aktive me COVID-19 janë në Prishtinë, ndërsa 50 raste në Ferizaj, 41 raste në Prizren 39 raste në Gjilan dhe dhjetëra raste në komunat e tjera. Në raportin e së martës IKShPK njoftoi për 20 raste të reja me COVID-19. Ndërsa ka treguar se për një ditë janë dhënë 214 doza të vaksinës antiCOVID19. E prej fillimit të procesit të vaksinimit janë dhënë 1,822,924 doza të vaksinës, kurse 820,768 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Deri më sot janë dhënë 100,313 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksines kundër COVID-19.