Simboli ‘Z’, i mbështetjes për ushtrinë ruse shfaqet në Mitrovicën e Veriut
Prill 07, 2022 15:46 Europe/Tirane
Në disa ndërtesa në Mitrovicën e Veriut në Kosovë janë vizatur simbole të ushtrisë ruse që përdoren në luftën në Ukrainë.
Shkronja “Z” është shfaqur në ndërtesa publike dhe sheshe gjatë javëve të fundit. Autoritet e Mitrovicës thonë se nuk dihet se cilët janë personat që kanë shkruar simbolet ruse, raporton Radio Europa e Lirë. Në Rusi, shkronja ‘Z’ përdoret si simbol i pushtimit ushtarak. Ukraina u ka bërë thirrje shteteve që të dënojnë penalisht përdorimin e simbolit ‘Z’, i cili konsiderohet si mbështetje për ushtrinë ruse. Në Gjermani disa lande kanë ndaluar përdorimin e kësaj germe duke parashikuar dhe dënime për ata që e përdorin.
Tags