Më pak se 500 raste aktive me COVID në të gjithë vendin
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i125196-më_pak_se_500_raste_aktive_me_covid_në_të_gjithë_vendin
Gjatë 24 orëve të fundit, në Shqipëri janë zbuluar 53 raste të reja me COVID-19 nga kryerja e mbi 1 mijë testeve.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Prill 07, 2022 20:16 Europe/Tirane
  • Më pak se 500 raste aktive me COVID në të gjithë vendin

Gjatë 24 orëve të fundit, në Shqipëri janë zbuluar 53 raste të reja me COVID-19 nga kryerja e mbi 1 mijë testeve.

Aktualisht janë 461 pacientë aktivë në të gjithë vendin duke bërë që të kemi një nivel të ulët infektimi në prag të sezonit turistik. Në spital po marrin trajtim 12 pacientë, nga të cilët 2 janë në gjendje më të rënduar. Ndërsa në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete. Që prej nisjes së pandemisë, Shqipëria numëron 3,492 viktima.