Shqipëria çdo vit me më pak nxënës
Shqipëria, çdo vit ka rënie të numrit të nxënësve në sistemin arsimor para universitar, tregojnë të dhënat më të fundit të INSTAT.
Nga 482 270 nxënës të regjistruar në vitin arsimor 2019-20, për vitin arsimor 2021-22 pati 28 281 nxënës më pak. Pavarësisht uljes së numrit të nxënësve, raporti nxënës për një mësues vazhdon të mbetet më i lartë se sa mesatarja e BE-së. Raporti nxënës për një mësues në arsimin fillor publik është 16,1 dhe në atë privat është 14,6 (mesatarja e BE 14). Ndërsa në ciklin e lartë të arsimit 9 vjeçar, raporti nxënës për një mësues në publik është 8,5 dhe në atë privat 7,3. Në vitin shkollor 2021-22, 9,7% e nxënësve të arsimit 9 vjeçar u regjistruan në institucionet e arsimit privat. Raporti nxënës për një mësues në arsimin e mesëm është 12,8 në arsimin publik dhe 8,3 në atë privat. 13,4% i numrit të nxënësve të regjistruar në arsimin e mesëm ndjekin shkolla private.