Dhjetëra zyrtarë policie të arrestuar gjatë një megaoperacioni në Vërmicë
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i125250-dhjetëra_zyrtarë_policie_të_arrestuar_gjatë_një_megaoperacioni_në_vërmicë
Dhjetëra zyrtarë të policisë në të dyja anët e kufirit mes Shqipërisë dhe Kosovës janë arrestuar në një aksion të madh policor në pikat kufitare në Vërmicë.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Prill 08, 2022 15:44 Europe/Tirane
  • Dhjetëra zyrtarë policie të arrestuar gjatë një megaoperacioni në Vërmicë

Dhjetëra zyrtarë të policisë në të dyja anët e kufirit mes Shqipërisë dhe Kosovës janë arrestuar në një aksion të madh policor në pikat kufitare në Vërmicë.

KosovaPress raporton se të paktën 20 zyrtarë policie të Kosovës janë vënë pranga gjatë aksionit të koduar “Pika 2”, bashkëpunim i Inspektoratit Policor të Kosovës (IPK), Prokurorisë e Speciale. SPAK (Struktura e Posaçme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar e Republikës së Shqipërisë), që ishte pjesë e hetimeve dypalëshe me policinë e Kosovës njoftoi se 17 punonjës shqiptarë të policisë kufitare u arrestuar gjatë operacionit të përbashkët.  Aksioni i ka paraprirë një hetim rreth njëvjeçar me dyshimin për përfshirje në aktivitete të kundërligjshme të një numri të zyrtarëve policorë lidhur me veprat penale ‘marrje e ryshfetit’ dhe ‘keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar, njofton policia e Kosovës.