Situata e COVID-19 në vend e lehtësuar
Prill 08, 2022 20:14 Europe/Tirane
Njëzetetetë persona janë konfirmuar me COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit në vend, ndërsa asnjë person nuk ka humbur jetën nga virusi.
Rastet e reja kanë dalë nga 846 testime që janë kryer, nga ku kanë rezultuar edhe 117 të shëruar. Që prej fillimit të pandemisë në vend janë konfirmuar 270,272 raste shërimi nga COVID. Në Shqipëri janë aktualisht 372 të infektuar me COVID-19. 12 persona po trajtohen në spital, 2 prej të cilëve ndodhen në gjendje më të rënduar shëndetësore. Në Shqipëri është konfirmuar prezenca e dy nënvarianteve të reja të Omikronit, veç atij fillestarit. Por kjo deri më tani nuk ka sjellë rritje të rasteve të reja.
Tags