Ramush Haradinaj mohon kandidimin për President në Shqipëri
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i125274-ramush_haradinaj_mohon_kandidimin_për_president_në_shqipëri
Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj përjashton mundësinë që të jetë një nga kandidatët e mundshëm për t’u zgjedhur Presidenti i Shqipërisë.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Prill 09, 2022 03:47 Europe/Tirane
  • Ramush Haradinaj mohon kandidimin për President në Shqipëri

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj përjashton mundësinë që të jetë një nga kandidatët e mundshëm për t’u zgjedhur Presidenti i Shqipërisë.

Haradinaj e cilëson ‘shpifje’ lajmin se ai është një nga kandidatët e mundshëm për të zëvendësuar Ilir Metën në përfundim të mandatit. “Për popullin tim të dashur shqiptar, unë jam në Kosovë, do të jem në Kosovë dhe edhe politikisht do të realizohem në Kosovë. Shqipëria i ka njerëzit e saj, që di t’i vendosë në krye të shtetit”, shprehet Haradinaj. Aludimet për një kandidim të mundshëm të Haradinajt për president në Shqipëri, janë nxitur nga vizita e fundit e tij në Tiranë si dhe fakti që mban nënshtetësinë shqiptare. Haradinaj, tre ditë më parë, gjatë qëndrimit në Tiranë është takuar dhe me kryeministrin Edi Rama me të cilët deri para pak kohësh kishte një marrëdhënie të tensionuar.