Meta paralajmëron ‘komitet transparence për aferën e inceneratorëve’
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i125316-meta_paralajmëron_komitet_transparence_për_aferën_e_inceneratorëve’
Presidenti, Ilir Meta në një konferencë për mediat ka lajmëruar se do të krijojë një komitet të përbërë nga ekspertë për të bërë transparencë për aferën e inceneratorëve.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Prill 09, 2022 19:28 Europe/Tirane
  • Meta paralajmëron ‘komitet transparence për aferën e inceneratorëve’

Presidenti, Ilir Meta në një konferencë për mediat ka lajmëruar se do të krijojë një komitet të përbërë nga ekspertë për të bërë transparencë për aferën e inceneratorëve.

“Nuk ka bërë asgjë më shumë mafia në Sicili se sa këtu. Të jeni të sigurt se nuk janë përfituesit e vërtetë as Zoto, as Stela por ata janë instrumente”, tha Meta. Deklaratën kreu i shtetit e bërë në një konferencë për mediat, ku tha se në krye të aferës qëndron kryeministri, Edi Rama. Pres reagim pasi as 1/10 e atyre që kanë shkelur ligjin nuk janë përpara drejtësisë. Ndërkohë afera vazhdon”, tha Meta. Presidenti u bëri thirrje personave në hetim për inceneratorët që të bashkëpunojnë me drejtësinë për të treguar se kush i ka urdhëruar që të shkelin ligjin. Për kreu e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliajn, Meta tha se janë 36 milionë dollarë nga taksat e qytetarëve të Tiranës që ia ka dhënë në mënyrë të paligjshme inceneratorit të Tiranës. “Faktet janë aq flagrante sa ato tronditin çdo njeri. Ia kam tregua ish-presidentit të Kroacisë dhe vuri duart në kokë se si mund të ndodhin gjëra të tilla”, tha ai. Vetëm nga fshehja e TVSH-së dhe evazioni fiskal ka mbi 30 milionë dollarë dëm ndaj shtetit, shtoi presidenti. Presidenti Meta gjatë dy viteve të fundit ka bërë denoncime të shumta për aferën e inceneratorëve. Nisma për ngritjen e një komiteti për të bërë transparencë për këtë çështjen, vjen në prag të përfundimit të mandatit të tij si Presidenti, që mbyllet më 24 korrik.