1 viktimë, 28 të infektuar me COVID-19 në Shqipëri
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i125386-1_viktimë_28_të_infektuar_me_covid_19_në_shqipëri
Nga 442 testime në 24 orë, 28 qytetarë kanë rezultuar të infektuar me COVID-19 në Shqipëri.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Prill 10, 2022 20:21 Europe/Tirane
  • 1 viktimë, 28 të infektuar me COVID-19 në Shqipëri

Nga 442 testime në 24 orë, 28 qytetarë kanë rezultuar të infektuar me COVID-19 në Shqipëri.

1 person ka humbur jetën duke e çuar numrin e viktimave që prej fillimit të pandemisë në 3 493. 24 qytetarë janë shëruar, ndërsa në spital po trajtohen 10 pacientë, nga ku dy prej tyre janë në gjendje më të rënduar. Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet. “Çdo qytetar mbi 12 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar,” thuhet në njoftimin e përditshëm të ministrisë.