Kosova do të aplikojë për anëtarësim në BE këtë vit, thotë Kurti
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i125494-kosova_do_të_aplikojë_për_anëtarësim_në_be_këtë_vit_thotë_kurti
Kryeministri Albin Kurti deklaroi se Kosova do të aplikojë këtë vit për anëtarësim në Bashkimin Europian. Deklaratën, Kurti e bëri ditën e sotme në seancën parlamentare të Kosovës, raporton Kosova Press.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Prill 12, 2022 15:41 Europe/Tirane
  • Kosova do të aplikojë për anëtarësim në BE këtë vit, thotë Kurti

Kryeministri Albin Kurti deklaroi se Kosova do të aplikojë këtë vit për anëtarësim në Bashkimin Europian. Deklaratën, Kurti e bëri ditën e sotme në seancën parlamentare të Kosovës, raporton Kosova Press.

Ai u shpreh se Kosova do të aplikojë edhe në organizata të tjera ndërkombëtare, si Këshilli i Europës. “Kemi filluar përgatitjet për anëtarësim në organizatat ndërkombëtare, tashmë e kemi bërë të ditur se këtë vit  do të aplikojmë për anëtarësim në BE, secili qytetar i Kosovës duhet të ketë të drejtën të ankohet në instanca gjyqësore më të larta ndërkombëtare, prandaj bëhet e natyrshme që të aplikojmë edhe në Këshill të Evropës”, tha Kurti.  Sipas tij, siguria është kyçe për Kosovën, ndaj përafrimi me NATO-n është një detyrë tepër e rëndësishme për qeverinë. Ndër të tjera, kreu i qeverisë së Kosovës bëri me dije se fushata e nisur nga Serbia për ç’njohje nuk ka pasur sukses.