Kosova paketë ndihme për çdo familje në prill
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i125512-kosova_paketë_ndihme_për_çdo_familje_në_prill
Qeveria e Kosovës ka prezantuar paketa mbështetjeje për familjet në Kosovë, për të përballuar rritjen e çmimeve.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Prill 13, 2022 04:32 Europe/Tirane
  • Kosova paketë ndihme për çdo familje në prill

Qeveria e Kosovës ka prezantuar paketa mbështetjeje për familjet në Kosovë, për të përballuar rritjen e çmimeve.

Kosova do të dyfishojë asistencën sociale për muajin prill, do të ndajë 100 euro shtesë për të gjithë pensionistët, si edhe çdo qytetari të punësuar në Kosovë, -në shtet apo privat-, do t’i jepet 100 euro. Gjithashtu, nga 100 euro do të ndahen edhe për studentët e Kosovës në muajin prill. Vlera totale e kësaj mbështetje mbi 100 mijë euro, dhe nga kjo përfiton çdo familje e Kosovës. Këto u njoftuan nga qeveria gjatë një konference për mediat mëngjesin e të martës. Po ashtu, në mbledhjen e ardhshme që mbahet nesër do të miratohet ligji për pagën minimale ku do të vendoset për pagën minimale bruto 264, apo neto 250, ndërsa do të hiqet tatimi për pagën minimale.