509 raste aktive me coronavirus në Kosovë
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i125572-509_raste_aktive_me_coronavirus_në_kosovë
Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se në total numri i rasteve aktive është 509.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Prill 14, 2022 09:35 Europe/Tirane
  • 509 raste aktive me coronavirus në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se në total numri i rasteve aktive është 509.

Numri i përgjithshëm i të shëruarve është 224.142, ndërkaq nga fillimi i pandemisë nga coronavirusi kanë vdekur 3,138. Në 24 orët e fundit janë dhënë 205 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.823.985 doza të vaksinës. Deri më sot 821.211 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Deri më sot janë dhënë 100.687 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.