Vlonjatët kundërshtojnë projektin e qeverisë për ‘Sheshin e Flamurit’
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i125724-vlonjatët_kundërshtojnë_projektin_e_qeverisë_për_sheshin_e_flamurit’
Qytetarë të Vlorës dhe përfaqësues të shoqërisë civile prej kohësh protestojnë kundër projektit të qeverisë për Sheshin e Flamurit.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Prill 16, 2022 14:49 Europe/Tirane
  • Vlonjatët kundërshtojnë projektin e qeverisë për ‘Sheshin e Flamurit’

Qytetarë të Vlorës dhe përfaqësues të shoqërisë civile prej kohësh protestojnë kundër projektit të qeverisë për Sheshin e Flamurit.

Ata thonë se ndërhyrjet në këtë zonë historike të Vlorës do dëmtojnë trashëgiminë kulturore të qytetit. Ndërhyrja parashikon krijimin e një platforme rrethore dhe zhvendosjen e katër topave që simbolizonin katër vilajetet që përbënin Shqipërinë. Aktivistët u bëjnë thirrje qytetarëve t’u bashkohen nesër në protestë. Në një reagim në rrjetet sociale disa ditë më parë, kryeministri Edi Rama publikoi pamje të projektit për Sheshin e ri të Flamurit në Vlorë. Kreu i qeverisë tha se në këtë zonë do të ketë më shumë gjelbërim dhe do të dalin në pah objektet historike të Vlorës.