Popullsia e Shqipërisë është tkurrur me 1,3%, sipas INSTAT
Popullsia e Shqipërisë më 1 janar 2022 rezulton 2.793.592 banorë, duke pësuar një rënie me 1,3%, krahasuar me një vit më parë. Rol në rënien e numrit të popullsisë ka luajtur emigrimi i mbi 42 mijë banorëve si dhe raporti negativ lindje-vdekje, tregon raporti i fundit i INSTAT.
Popullsia e Shqipërisë më 1 janar 2022 rezulton 2.793.592 banorë, duke pësuar një rënie me 1,3%, krahasuar me një vit më parë. Rol në rënien e numrit të popullsisë ka luajtur emigrimi i mbi 42 mijë banorëve si dhe raporti negativ lindje-vdekje, tregon raporti i fundit i INSTAT. Rënia e numrit të popullsisë është shoqëruar dhe me rritjen e moshës mesatare, e cila rezulton 38,2 vjeç. Rreth 1/3 e popullsisë totale në vend jeton në Tiranë (32,9%). Dy qytetet e tjera me numrin më të lartë të popullsisë janë Durrësi (10,4%) dhe Fieri (10%).