Popullsia e Shqipërisë është tkurrur me 1,3%, sipas INSTAT
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i125746-popullsia_e_shqipërisë_është_tkurrur_me_1_3_sipas_instat
Popullsia e Shqipërisë më 1 janar 2022 rezulton 2.793.592 banorë, duke pësuar një rënie me 1,3%, krahasuar me një vit më parë. Rol në rënien e numrit të popullsisë ka luajtur emigrimi i mbi 42 mijë banorëve si dhe raporti negativ lindje-vdekje, tregon raporti i fundit i INSTAT.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Prill 17, 2022 03:51 Europe/Tirane
  • Popullsia e Shqipërisë është tkurrur me 1,3%, sipas INSTAT

Popullsia e Shqipërisë më 1 janar 2022 rezulton 2.793.592 banorë, duke pësuar një rënie me 1,3%, krahasuar me një vit më parë. Rol në rënien e numrit të popullsisë ka luajtur emigrimi i mbi 42 mijë banorëve si dhe raporti negativ lindje-vdekje, tregon raporti i fundit i INSTAT.

Popullsia e Shqipërisë më 1 janar 2022 rezulton 2.793.592 banorë, duke pësuar një rënie me 1,3%, krahasuar me një vit më parë. Rol në rënien e numrit të popullsisë ka luajtur emigrimi i mbi 42 mijë banorëve si dhe raporti negativ lindje-vdekje, tregon raporti i fundit i INSTAT. Rënia e numrit të popullsisë është shoqëruar dhe me rritjen e moshës mesatare, e cila rezulton 38,2 vjeç. Rreth 1/3 e popullsisë totale në vend jeton në Tiranë (32,9%). Dy qytetet e tjera me numrin më të lartë të popullsisë janë Durrësi (10,4%) dhe Fieri (10%).