KLSH: Dëmi ekonomik, 616 milionë euro
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i125810-klsh_dëmi_ekonomik_616_milionë_euro
Institucionet shtetërore kanë shkaktuar 616 milionë euro dëm ekonomik në vitin 2021.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Prill 18, 2022 03:26 Europe/Tirane
  • KLSH: Dëmi ekonomik, 616 milionë euro

Institucionet shtetërore kanë shkaktuar 616 milionë euro dëm ekonomik në vitin 2021.

Kontrolli i Lartë i Shtetit e ndan shumën e humbur në dy zëra. Së pari, janë të ardhurat e munguara në Buxhet për keqadminsitrim të institucionit, 458 milionë euro. Pjesa tjetër, është dëmi i drejtpërdrejtë ekonomik, 158 milionë euro. Për të zbuluar këto shkelje, KLSH ka kontrolluar 205 institucione publike. Abuzimet më të mëdha janë parë në evazionin tatimor, në fushën e investimeve dhe të ardhurat doganore. Dëm ekonomik, zyrtarët kanë shkaktuar edhe në ndarjen e pagave të administratës, në tendera dhe administrimin e pronës shtetërore. Për veprimet e paligjshme, KLSH ka bërë 14 kallëzime penale, në dosjet e të cilave padit 62 zyrtarë. Një situatë e ngjashme e keqmenaxhimit të fondeve publike u vu re edhe në vitin 2020, ku dëmi ekomomik ishte 712 milionë euro.