Lajçak në Serbi: Presim të zbatohen të gjitha marrëveshjet e dialogut
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i125932-lajçak_në_serbi_presim_të_zbatohen_të_gjitha_marrëveshjet_e_dialogut
I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, në një takim me presidentin serb, Aleksandar Vuçiç të mërkurën, tha se shtetet e unionit presin që të dyja palët të zbatojnë të gjitha gjërat për të cilat janë marrë vesh gjatë dialogut të zhvilluar në dhjetë vjetët e fundit.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Prill 20, 2022 15:37 Europe/Tirane
  • Lajçak në Serbi: Presim të zbatohen të gjitha marrëveshjet e dialogut

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, në një takim me presidentin serb, Aleksandar Vuçiç të mërkurën, tha se shtetet e unionit presin që të dyja palët të zbatojnë të gjitha gjërat për të cilat janë marrë vesh gjatë dialogut të zhvilluar në dhjetë vjetët e fundit.

Sipas një njoftimi të publikuar nga Presidenca serbe, Lajçak tha se do të vazhdojë të angazhohet për vazhdimin e dialogut nën ndërmjetësimin e BE-së, pa vonesa të mëtejme. Ndërkaq, në një postim në Twitter, Lajçak tha se ka biseduar me Vuçiçin për të gjitha çështjet që aktualisht janë në agjendë, përfshirë edhe për takimin e ri të nivelit të lartë. Vuçiç dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti për herë të fundit janë takuar në kuadër të dialogut në korrik të vitit 2021.