Osmani: Rusia dhe Serbia, rrezik për rajonin
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i126106-osmani_rusia_dhe_serbia_rrezik_për_rajonin
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani deklaron se kërcënimet nga Rusia dhe aleati i saj Serbia paraqesin rrezik për rajonin ballkanik.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Prill 24, 2022 03:49 Europe/Tirane
  • Osmani: Rusia dhe Serbia, rrezik për rajonin

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani deklaron se kërcënimet nga Rusia dhe aleati i saj Serbia paraqesin rrezik për rajonin ballkanik.

Në konferencën për medie me presidentin letonez, Egils Levits, presidentja kërkoi mbështetje për anëtarësimin e Kosovës në NATO. “Kam kërkuar mbështetje në rrugëtimin tonë drejt integrimit euroatlantik. Këto aleanca duhet t’i kenë dyert e hapura për shtetet si Kosova”, tha ajo. Osmani foli edhe për dështimin e arritjes së marrëveshjes për targa të automjeteve mes Kosovës dhe Serbisë. “Serbia nuk po i pranon standardet evropiane. Kosova ka dhënë maksimumin për të arritur një marrëveshje, ashtu siç ka kërkuar edhe BE-ja. Në ditët në vijim do të ketë akoma përpjekje për të arritur një marrëveshje”, tha ajo.