18 raste të reja me coronavirus në Kosovë
Prill 24, 2022 08:19 Europe/Tirane
Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e fundit janë konfirmuar 18 raste pozitive të infektimit me COVID-19.
Gjatë kësaj periudhe sipas MSH-së, janë kryer 689 testime, ndërsa nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes. Janë shëruar 23 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 224.382. Në total numri i rasteve aktive është 433. Në 24 orët e fundit bëhet e ditur se janë dhënë 167 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit janë administruar 1.825.322 doza të vaksinës. Deri më sot 821.740 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Po ashtu, MSH njofton se janë dhënë 101.166 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19./Telegrafi/
Tags