Komisioni i Rithemelimit zgjedhje për kryetar në 9 degë të PD-së
Prill 26, 2022 08:57 Europe/Tirane
Komisioni i Rithemelimit zhvillon të hënën procesin zgjedhor për kryetarin e degës së Partisë Demokratike në 9 degë.
Zgjedhjet do të mbahen në degët e PD-së në Peqin, Korçë, Devoll, Lezhë, Mirditë, Shkodër, Vau i Dejës, Malësi të Madhe dhe Tiranë dega 7. Në Shkodër, nga 9 kandidatë, në garë kanë mbetur vetëm 4, pasi 5 u tërhoqën nga gara të dielën. Procesi i votimit do të zgjasë deri në orën 19:00. Procesi vijon të kundërshtohet nga pjesa tjetër në Partinë Demokratike që ka kërkuar shtyrjen e tij.
Tags