6 infektime, asnjë humbje jete nga COVID në Shqipëri
Prill 26, 2022 08:57 Europe/Tirane
Nga 508 testime në 24 orë, 6 qytetarë rezultuan të infektuar me COVID-19 në Shqipëri. Asnjë qytetar nuk ka humbur jetën, ndërsa 23 janë shëruar.
422 persona janë aktivë, ndërkohë në spitalet COVID po marrin trajtim 6 qytetarë. Prej javësh nuk ka asnjë viktimë nga virusi, ndërsa numri i infektimeve është ulur ndjeshëm. Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve. “Çdo qytetar mbi 12 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqendruar,” – thuhet në njoftimin e përditshëm të ministrisë.
Tags