394 raste aktive me coronavirus në Kosovë
May 05, 2022 09:57 Europe/Tirane
Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se në total numri i rasteve aktive është 394.
Numri i përgjithshëm i të shëruarve është 224.569, ndërkaq nga fillimi i pandemisë nga coronavirusi kanë vdekur 3.138 persona. Në 24 orët e fundit janë dhënë 36 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.826.287 doza të vaksinës. Deri më sot 822.059 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Deri më sot janë dhënë 101.649 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.
Tags