20 infektime, asnjë humbje jete nga COVID në Shqipëri
May 05, 2022 09:57 Europe/Tirane
Gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë nuk është shënuar asnjë humbje jete për shkak të COVID-19.
Ministria e Shëndetësisë tha se në 642 testime të kryera kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 20 qytetarë, në këto bashki: 15 në Tiranë, 3 në Lushnje, nga 1 qytetar në Fier, Divjakë. Në të gjithë vendin janë 291 pacientë aktivë me COVID-19. Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 6 pacientë.
Tags