6 të infektuar, asnjë humbje jete nga COVID në Shqipëri
May 17, 2022 10:27 Europe/Tirane
Nga 453 testime të bëra në 24 orët e fundit 6 qytetarë rezultuan pozitivë me COVID-19.
Fatmirësisht, prej kohësh nuk ka asnjë humbje jete nga virusi, ndërsa 78 persona janë shëruar, duke e çuar numrin e të shëruarve në 271,935 që nga fillimi i epidemisë. Aktualisht në gjithë vendin janë 189 qytetarë aktivë, nga ku 7 pacientë po marrin trajtim spitalor. Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve. “Çdo qytetar mbi 12 vjeç, mund të vaksinohet në qendrat shëndetësore,” – thuhet në njoftimin e ministrisë.
Tags